Lajme

Motra e Bernie Madoff dhe burri i saj gjenden të vdekur, dyshohet për vetëvrasje


Motra e mashtruesit të Wall Street, Bernie Madoff dhe bashkëshorti i saj, u gjetën të vdekur në Florida. Autoritetet hetuese dyshojnë se në dukje është vetëvrasje.

Zyra e sherifit të qarkut Palm Beach, të dielën, ka identifikuar trupat e pajetë të çiftit, Sondra Wiener, 87 vjeç, nga Boynton Beach dhe burri i saj 90-vjeçar, Marvin Wiener.

Pasditen e së enjtes, nga këqyrja brenda banesës së tyre, u konstatuan se trupat ishin plagosur me armë zjarri.

“Detektivët nga divizioni i krimeve të dhunshme mbërritën në vendngjarje për të hetuar më tej”, tha zëdhënësi i sherifit. “Pas hetimeve të mëtejshme duket se është një vetëvrasje”.

Shkaqet e vdekjes do të përcaktohen nga zyra e ekzaminuesit mjekësor.

Një grua, e cila e identifikoi veten si gruaja e djalit të çiftit, David Wiener, kërkoi privatësi “në këtë çast pikëllimi”.

E kontaktuar me telefon, ajo u shpreh se “nuk kemi asnjë koment në këtë moment”.

Madoff ishte i njohur për orkestrimin e një skeme masive Ponzi, që fshiu pasuritë e njerëzve, si dhe shkatërroi organizatat bamirëse.

Pasi u deklarua fajtor në vitin 2009 për mashtrim dhe akuza të tjera, ai u dënua me 150 vjet burg.

Madoff vdiq vitin e kaluar, në moshën 82-vjeçare.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore