Sport

Mino Raiola i ofron Barcelona-s yllin holandez


Agjenti i futbollistëve Mino Raiola, i ka ofruar Barcelona-s sulmuesin e PSV Eindhoven-it, Donyell Malen. Raiola është futur në bisedime me Jaon Laporta-n dhe për një shifër rreth 25 milionë euro, lojtari mund të kalojë në Katalonjë.

Malen është 22-vjeç dhe ka treguar potencial të jashtëzakonshëm në pozicionin ku luan, në qendër të sulmit. Ai është i shpejtë, teknikë dhe ka nuhatje goli.

Transferimi ishte shumë pranë finalizimit edhe një vit më parë, por u ndërpre nga transferimi i Martin Braithwaite-t në Barcelonë.

Malen ka dalë nga akademia e Ajax-it dhe për disa kohë është aktivuzar edhe në akadimite e Arsenal-it, përpara se të kalonte te PSV-ja, me të cilët është nën kontratë deri në 2024.

Me PSV-ën është aktivizuar në 106 takime, ku ka shënuar 50 gola dhe 22 asiste. Gjithashtu është pjesë edhe e Kombëtares së Holandës që nga 2019, me të cilët ka gjashtë paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Si Raiola ashtu edhe Malen-i duken të bindur se sulmuesi është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore