Sport

Milan-i gati të hidhet në sulm për Botman-in


Pas lajmit që qendërmbrojtësi, Simon Kjaer-i, humbi pjesën e mbetur të sezonit, Milan-i është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin.

Matteo Gabbia dhe Alessio Romagnoli nuk bindin për të qenë titullar te kuqezinjtë. Sipas italianes “Sport Mediaset”, Milan-i është gati të hidhet në sulm për mbrojtësin e Lille-s, Sven Botman-in.

Frederic Massara dhe Paolo Maldini e pëlqejnë shumë holandezin 21-vjeçar, i dal nga akademia e Ajax-it. Ai është 1.95 metër i gjatë dhe ka kontratë me francezët deri në 2025.

Një nga talentet më premtues në qendër të mbrojtjes në Evropë nuk do të jetë i lehtë të transferohet. Pengesa e parë është kostoja e kartonit, që shkon nga 25 deri në 30 milionë euro.

Pengesa e dytë është vetë klubi francez. Lille aktualisht është pjesë e raundit të 16-ve në Champions League dhe po lufton për një vend në Kupat e Evropës

Këtë sezon holandezi është paraqitur në 15 ndeshje në Ligue 1 dhe tre në Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore