Shqipëria

Meta: Shkeljet e kushtetutës të bekuara nga ndërkombëtarët


“Nuk ka rast në Shqipëri kur shkelja e kushtetutës nuk është bekuar nga ndërkombëtarët”.

Kështu e ka pohuar presidenti, Ilir Meta, shkeljen e kushtetutës në disa raste, duke hedhur akuza se ka pasur dhe bekimin e ndërkombëtarëve.

“Radha e emërimit në Gjykatën Kushtetuese u shkel”, deklaroi ai. “Kjo, për ti marrë fuqinë presidentit e për t’ia dhënë mazhorancës”.

Shkelja e mandatit nga Ardian Dvorani sipas tij, është “një shkelje e vogël krahasuar me të tjerat që kanë ndodhur”.

I pyetur nga gazetarja Sonila Meço, nëse ndërkombëtarët duhet të japin llogari mbi këtë gjë, Meta u përgjigj:

“Llogaria i duhet kërkuar politikanëve shqiptarë që fshihen pas ndërkombëtarëve”.

“Populli duhet t’i kërkojë politikanëve të kenë kushtetutën të shenjtë”, theksoi ai. “Politikanët nuk i referohen kushtetutës, por ndërkombëtarëve”.

Meta e përjashtoi veten nga ky ekuacion. “Jam i vetmi aktor politik, që jam përpjekur të parandaloj kriza kushtetuese. Partnerët janë alibi”, përmbylli ai./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore