Shqipëria

Meta: Kapja e qeverisjes nga një individ është fashizëm


Presidenti i Shqipërise, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh në përvjetorin e lindjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Franklin D. Roosevelt.

“Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat”, shkruan Kreu i Shtetit.

Presidenti e cilëson këtë një mesazh të mençur e fuqishëm për çdo epokë që na fton për të reflektuar.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore