Boterori 2022

Messi thyen tjetër rekord të Ronaldo-s


Pas suksesit në Kupën e Botës me Argjentinën, Lionel Messi theu një tjetër rekord të Cristiano Ronaldo-s.

Këtë herë bëhet fjalë për rrjetet sociale, ku argjentinasi u bë futbollisti me më së shumti pëlqime në një foto të publikuar në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Postimi i tij i fundit me trofeun e kampionit në duar ka marrë afër 45 milionë pëlqime, kur kanë kaluar 17 orë nga publikimi.

Rekordi për më së shumti pëlqime mbahej nga Cristiano Ronaldo, i cili në foton e shahut së bashku me Messi-n, mori afër 42 milionë pëlqime.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Kujtojmë që Messi e fitoi trofeun e vetëm që i mungonte në karrierën e tij. Ai gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës, Katar 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore