Sport

Messi: Me Neymar-in dhe Mbappe-n jemi një treshe ëndërrash


Lionel Messi gjatë grumbullimit te kombëtarja e Argjentinës, nuk i ka shpëtuar pyetjeve për marrëdhënjet e tij me shokët e skuadrës së Paris Saint Germain.

Në kohët e fundit është shumëpërfolur në media që treshja Messi – Neymar – Mbappe nuk kanë marrëdhënie të mira mes tyre, ndërsa këtë gjë e ka mohuar vetë argjentinasi.

Ai foli për të kaluarën dhe të tashmën me Neymar-in, derisa fjalë të mëdha ka edhe për Mbappe-n.

“Neymar dhe unë e njohim shumë mirë njëri – tjetrin. Jemi argëtuar në Barcelonë, por tani edhe në Paris po e shijojmë të njëjtën gjë. Të jem realist, do doja të luaja ende në Spanjë, por jeta e tillë është dhe na bëri që të takoheshim përsëri, këtu në Paris”, tha Messi.

Messi në ndeshjen kundër Hondurasit

“Mbappe është një lojtar ndryshe. Ai është një “bishë”, shumë i fortë dhe shumë i shpejtë, jashtëzakonisht i shpejtë. Ai është një lojtar i kompletuar dhe e ka dëshmuar prej vitesh dhe sigurisht që është një nga më të mirët. Besoj se kemi formuar një treshe ëndrrash”, tha mes tjerash Lionel Messi.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë synon trofeun e Kupës së botës me kombëtaren e tij, derisa ky është suksesi i vetëm që i mungon argjentinasit.

Messi pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen miqësore që Argjentina e fitoi ndaj Hondurasit me rezultat 3:0, ku 35-vjeçari shënoi dy gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore