Lajme

Mesiç arrin në Kosovë, takohet me Konjufcën


Stjepan Mesiç dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në një vizitë zyrtare, Ish-presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiç, i cili me një delegacion nga Kroacia ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës rreth orë 11:00.

Mesiç pas Konjufcës do të takohet edhe me krerët e institucioneve kosovare.

Ndryshe ai me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së së Kosovës në atë kohë, Behgjet Pacolli, kishte vizituar Kosovën në vitin 2011.

Ndërsa në vitin 2010, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu e pati dekoruar ish presidentin kroat Stjepan Mesiç me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.

Mesiç, është një avokat dhe politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010.

Para se të shërbejë dy mandate pesë vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë nga muaji maj deri në gusht të 1990, pas zgjedhjeve të para shumë partiake president i fundit i presidencës së Jugosllavisë në vitin 1991 si dhe kryetar i parlamentit kroat nga viti 1992 deri në vitin 1994.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore