Futboll

Mërgim Berisha zgjedh te luaj për Kosovën


Lajme të bujshme vijnë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) , sulmuesi 22-vjeçar i RB Salzburg-ut në Austri, Mërgim Berisha, protagonist absolut me ekipin këtë sezon ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e Kosovës.

Berisha ka lindur në Berchtesgaden, të Gjermanisë dhe të dy prindërit e tij janë me orgjinë nga Theranda (Suhareka) e Kosovës.

Debutimin e parë si futbollist profesionist, Berisha e ka bërë në vitin 2014 me ekipin e Liefering-ut,  klub me të cilin bëri 41 paraqitje dhe shënoi 17 gola.

Në vitin 2017, Berisha nënshkroi me RB Salzburg-un dhe më pas kaloi në huazim tek disa ekipe si LASK Linz, FC Magdeburg dhe SCR Altach, ku në total luajti 53 ndeshje dhe shënoi 19 gola.

Në gjysmën e dytë të sezonin të shkuar 2019/20, Berisha u rikthye tek RB Salzburg-u dhe luajti 10 ndeshje, ku realizoi vetëm një herë.

Sezoni aktual është me ndryshe për Berishën, në Bundesligën austriake ka 10 paraqitje dhe ka realizuar shtatë gola, në Kupën e Austrisë ka dy paraqitje, ku ka realizuar një gol dhe dy asiste, ndërsa në Ligën e Kampionëve, në gjashtë paraqitje në fazën e grupeve ka realizuar katër gola dhe dy asiste.

Vlera e kartonit të tij në tregun e transferimeve është rreth 10 milionë euro.

Më herët Berisha ka luajtur me Gjermaninë U21, ku në shtatë paraqitje ka realizuar një herë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore