Jetesë & Stil

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zbulimit të statujës së Princeshë Dianës


Ditë më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry, bënë të ditur se ishin bërë prindër të fëmijës së tyre të dytë.

Dyshja e famshme u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.

Emri nuk ishte i rastësishëm dhe domethënia e tij ishte kuptimplotë.

“Lilibet” u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu gjatë rinisë së saj, ndërsa Diana është emri i nënës së Princ Harry, Princesha Diana.

Në anën tjetër, mediat e huaja kanë mësuar se Dukesha e Sussex, për momentin prioritet e ka mëmësinë dhe jo ceremonitë e ahengjet mbretërore.

Sipas “Page Six”, një burim i afërt me Meghan, ka konfirmuar se ajo nuk do t’i bashkangjitet burrit të saj, Princit Harry, i cili do të  udhëtojë drejt Londrës për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të statujës së Princeshës Diana.

Burimet tregojnë se Meghan është e fokusuar tejmase në përkujdesjen e vajzës së porsalindur dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ajo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese.

“Meghan sapo ka lindur dhe nuk ka plane të udhëtojë në Londër për eventin”-konfirmoi një tjetër burim.

Kujtojmë se William dhe Harry i kanë dedikuar një statujë nënës së tyre për nder të impaktit që ajo ka pasur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë.

Ceremonia e zbulimit të statujës do të mbahet në ditën e parë të muajit korrik, ditë kjo që përkon me ditëlindjen e 60-të të Princeshës Diana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore