Lajme

Mediat ruse raportojnë për “sulm terrorist të penguar” në Donbas


Separatistët e mbështetur nga Rusia pretenduan se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës mund të kishte organizuar tentativën e supozuar të sulmit.

Faqja ruse e lajmeve TASS raportoi se një tentativë për sulm terrorist ishte penguar në Luhansk, një qytet i kontrolluar nga separatistët pro-rusë në rajonin e diskutueshëm të Donbasit të martën mes shqetësimeve të vazhdueshme për një pushtim të mundshëm rus në Ukrainë.

Raporti pretendonte se Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe shërbimet speciale ukrainase mund të kenë qenë të përfshirë.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, Kremlini ka sinjalizuar se është ende e mundur që diplomacia të shmangë atë që zyrtarët perëndimorë kanë thënë se mund të jetë një pushtim i afërt i Ukrainës.

Kriza e Ukrainës është një luftë për pushtet midis fraksioneve brenda saj. Njëri prej fraksioneve dëshiron të rreshtohet me Bashkimin Evropian dhe tjetri me Rusinë.

Si një nga shtetet themeluese të Bashkimit Sovjetik, Ukraina ka qenë një kontribuues i rëndësishëm në ekonominë e Bashkimit Sovjetik midis viteve 1920–1991.

Në mars të vitit 2014, kriza aktuale shpërtheu kur forcat speciale ruse pushtuan gadishullin e Krimesë të Ukrainës.

Rusia pretendoi se po mbronte hyrjen e saj në portit e Detit të Zi.

Ukraina kishte planifikuar të zhvillonte rezervat e gazit natyror të Krimesë në dy vite në një partneritet me kompanitë amerikane.

Ndryshe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz janë takuar në Moskë, menjëherë pasi Rusia tha se trupat e saj kishin filluar të tërhiqeshin nga kufiri ukrainas.

Putin theksoi se Moska është e gatshme për bisedime me SHBA-të dhe NATO-n për kufizimet në vendosjen e raketave dhe transparencën ushtarake, megjithëse Rusia nuk kishte marrë përgjigje pozitive për kërkesat e saj të sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore