Lajme

“Më në fund jam këtu”, Greqia hap dyert për turistët


Greqia ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, me shpresën për të rijetësuar ekonominë e goditur rëndë nga Covid-19.

Pas muajsh masash shtrënguese, Greqia do të hapë edhe muzetë që prej javës tjetër. Këta të fundit, janë ndër atraksionet kryesore për Greqinë.

Ky vendim gjithsesi, e përjashton Shqipërinë, pasi kufiri në Kakavijë dhe Kapshticë është i mbyllur për shqiptarët që nuk paraqesin test Covidi negativ. Gjithashtu numri i të pranuarve do të jetë i reduktuar.

Ambasada e Greqisë në Tiranë, i është përgjigjur interesit të Albanian Post mbi çështjen, se vendimi është marrë sipas politikave të Bashkimit Evropian.

Gjithsesi, Shqipëria ka numrin më të ulët të rasteve në rajon. Po ashtu, fushata e vaksinimit është ndër më të suksesshmet në Shqipëri.

Me Maqedoninë e Veriut nga ana tjetër, edhe pse me më shumë raste se Shqipëria, kufijtë janë hapur.

Turistët e parë ndërkaq, kanë filluar të shkojnë drejt Greqisë. Por, kryesorët, ata britanikë, e kanë ende të vështirë të udhëtojnë drejt vendit helenik. Kjo, për shkak se Greqia nuk është e përfshirë në listën e gjelbër britanike.

Gjatë 2020-ës, fitimet nga turizmi ranë drastikisht nga 18 miliardë euro në 4 miliardë euro. Këtë vit, grekët synojnë një rritje me 40% të fitimeve nga turizmi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore