Lajme

Më 19 tetor Parlamenti Evropian voton rezolutën për Kosovën dhe Serbinë


Ilustrim

Parlamenti Evropian do të votojë Rezolutën për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në seancën e dytë plenare të tetorit në Strasburg të enjten, më 19 tetor.

Debati për dokumentin i titulluar “Rezoluta për zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat në Veri të Kosovës”, është mbajtur të martën, një ditë pasi socialdemokratët në Parlamentin Evropian kanë kërkuar që debati të kthehet në rezolutë.

Në këtë debate të martën eurodeputetët kërkuan qetësimin e situatës në Veri dhe ndëshkimin e Serbisë nëse zbulohet se qëndron pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Masat e propozuara ndaj Serbisë, nëse dëshmohet se është pas sulmit në Banjskë, variojnë nga pezullimi i takimeve në nivelin më të lartë, deri te pezullimi i plotë i financimit nga programi IPA3 dhe projektet e mëdha të infrastrukturës.

Draft-teksti i rezolutës nuk është publikuar ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore