Shqipëria

Me 1 kilogram kokainë gati për ta shitur, kapet në flagrancë shtetasi


Një operacion policor i koduar “Disponimi 2”, është finalizuar me arrestimin e një shtetasi dhe sekuestrimin e 1 milogram e 34 gramëve lëndë narkotike të dyshuar kokainë, si edhe një automjeti e një aparati celular.

B.T., 55 vjeç, banues në Bërxullë, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit, atij iu gjet dhe sekuestrua lënda narkotike, në cilësinë e provës materiale.

Të dhënat mbi këtë shtetas janë grumbulluar pas një pune hetimore nga organet policore.

Materialet sakaq, i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Puna ndërkaq, vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në veprimtari kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore