Lajme

McCarthy: Kurti dhe Vuçiç duhet të gjejnë një mes


Paul McCarthy, drejtori për Evropë në Institutin Republikan Ndërkombëtar Amerikan (IRI).

E vetmja mënyrë për t’u pajtuar për diçka mes Kurtit dhe Vuçiç është të gjejnë një pikë të mesit, ka thënë Paul McCarthy, drejtori për Evropë në Institutin Republikan Ndërkombëtar Amerikan (IRI).

“Është e rëndësishme që Kosova dhe Kryeministri Kurti kësaj çështje t’i qaset nga një pozicion mesatar”, thotë ai, duke komentuar mënyrën se si mund të vazhdohet tutje dialogu Kosovë-Serbi.

“Për momentin dialogu nuk ka asnjë efekt, sepse mendoj që Kurti e ka vendosur veten në skaj, gjë që ia kufizon aftësinë për të manovruar”, ka thënë McCarthy për Zërin e Amerikës.

Kjo, sipas tij, tregohet nga deklarimet e Kryeministrit të Kosovës.

“Të dyja palët janë për t’u fajësuar, dhe mendoj se tani pasi kaluan zgjedhjet është me rëndësi që të veprohet në mënyrë më të moderuar, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje”.

Paul McCarthy thotë se për shkak të pengesave të mëdha në mes të dy palëve, perëndimi duhet të jetë më i përfshirë në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Mbase disa oferta në formë të karrotës në proces që do të lejonin të dyja palët t’u tregojnë votuesve të tyre dhe publikut që ata nuk kanë janë dorëzuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën, sepse kryeministri Kurti është kritikuar se ka dorëzuar një pjesë të sovranitetit të tij me hyrjen në dialog”, thotë ai.

Në lidhje me atë se apo futet Ballkani Perëndimor në një periudhë stabiliteti apo sfide pas zgjedhjeve serbe, McCarthy suspendon një gjykim definitiv.

“Edhe para se të fillonte lufta në Ukrainë, ne ishim në një periudhë të paqartë. Sipas mendimit tim, jo e gjitha rëndon mbi kurrizin e Serbisë. Mali i Zi pritet të emërojë qeveri të re, dhe thash se Kosova duhet të tërhiqet nga këndi ku është futur”, vlerëson ai, teksa shton se situata më problematike është në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore