Bota

Mbledhje masive pa masa ndaj Covid në Korenë e Veriut


Koreja e Veriut ka zhvilluar një takim masiv me pesë mijë pjesëmarrës, duke anashkaluar çdo masë ndaj Covid-19.

Në mbledhje ka qenë i pranishëm dhe kreu i shtetit Kim Jogn Un. Takimi është zhvilluar si një traditë Koreane e çdo pesë viteve. Ambienti ka qenë i mbyllur dhe në fotot e dala nuk shihet asnjë masë e marrë ndaj Covid-it.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Me anë të këtij takimi, Koreja vazhdon të tregojë se Covid-i nuk është problem për vendin e tyre.

Por, ndërkombëtarët besojnë se kjo është thjeshtë çështje propagande. Disa ekspertë kanë deklaruar se ka burime nga brenda Koresë për marrjen e masave. Kryesisht është provuar të mos lejohet përhapja e gjerë e Covid-it.

Fakti është se pak pas shpërthimit të pandemisë, fluturimet drejt Koresë së Veriut u mbyllën plotësisht. Vendi u izolua ndaj çdo vizitori të jashtëm.

Ndërkohë, media shtetërore e Koresë së Veriut, nxjerr rregullisht artikuj mbi rendësinë e mbrojtjes nga Covid-i.

Raportime ka pasur edhe mbi ekzekutimin e dy personave që nuk kanë ndjekur rregullat e vendosura nga regjimi i Jong Un-it.

Sipas ekspertëve, masat janë marrë për të mos rrezikuar çuarjen e sistemit shëndetësor në kolaps. Koreja e Veriut ka një infrastrukturë spitalore jo të mirë.

Kjo e bën akoma më shqetësues publikimin e imazheve nga mbledhja masive. Nëse njerëzit e pranishëm kanë qenë të infektuar, kjo mund të sjellë një shpërndarje të menjëhershme të virusit në gjithë Korenë e Veriut./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore