Lajme

Mbështetësit e Bolsonaro-s bllokojnë rrugët pas humbjes së tij në zgjedhje


Zgjedhjet presidenciale në Brazil, të mbajtura të dielën e 30 tetorit, i dhanë fitoren Luiz Inácio Lula da Silva, rivalit të ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro.

Pas fitore së tij, veç mbështetjes popullore, presidenti i ri është përballur dhe me incidente të shkaktuara nga mbështetësit e Bolsonaro-s.

Besnikët e ish-presidentit, kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin.

Bllokimet kanë shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në furnizimin ushqimor.

Nga votat e numëruara rezultoi se Lula mori 50.9 për qind të votave kundrejt rivalit të tij i cili mori 49.1 për qind të votave.

Fitorja e presidentit të ri erdhi me një diferencë të ngushtë votash me Bolsonaro. Ky i fundit ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje.

Ka shqetësime se presidenti në largim mund të komplikojë periudhën dymujore të tranzicionit përpara se Luíz Inácio Lula da Silva, të kryejë betimin në 1 janar të vitit 2023.

Lula bën një rikthim mahnitës në zgjedhjet e Brazilit

Pas zgjedhjeve, një këshilltar presidencial dhe ish-presidenti Bolsonaro u panë duke mbërritur në pallatin presidencial në Brasilia.

Mbetet ende e paqartë nëse ish-presidenti është takuar apo ka biseduar dhe me njerëz të tjerë.

Më vonë Bolsonaro është parë duke lënë pallatin dhe ka udhëtuar drejt ndërtesës ku ndodhet zyra e tij.

Në fjalimin e tij të fitores menjëherë pas publikimit të rezultateve, 77- vjeçari Lula, preku përçarjen politike që po kalonte Brazili, e cila u thellua  dhe më tej gjatë një fushatës zgjedhore.

“Ky vend ka nevojë për paqe dhe unitet. Kjo popullsi nuk dëshiron të luftojë më”, tha ai duke premtuar se do të qeverisë të gjithë brazilianët dhe jo vetëm mbështetësit e tij.

Urimet për fitoren e presidentit të ri të Brazilit kanë ardhur nga e gjithë bota, duke përfshirë nga liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Francës, Indisë dhe Rusisë.

Presidenti amerikan Biden tha se fitorja erdhi “pas zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të besueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore