Tanët

Matvei Petrov, rusi që përfaqëson Shqipërinë në Tokio 2020, ka akoma shpresë për finalen


Matvei Petrov, gjimnasti me orgjinë nga Rusia, por që përfaqësoi ngjyrat kuq e zi në Lojërat Olimpike të Tokios nuk mundi të kualifikohej në finale, por për të ka akoma edhe një shpresë.

Petrov u rendit në vendin e parë në baterinë e tretë të divizionit të dytë, ndërsa në renditjen e përgjithshme doli i 10 nga 65 garues në disiplinën e kalit me doreza.

Në total, ai grumbulloi 14 mijë e 733 pikë, vetëm 0.33 pikë larg kualifikimit. Por, për të ka dhe një shpresë të fundit për të shkuar në finalen e 1 gushtit.

Nëse ndonjë prej sportistëve të tjerë që janë sipër tij në renditje tërhiqet nga gara, dëmtohet ose për arsye të tjera nuk mund të vazhdojë më tej, atëherë Petrov do e zëvendësonte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore