Lajme

Marrëveshja ua hap dyert Kosovës e Serbisë, stabilizon Ballkanin, ndalon synimet e Putin-it – thotë Escobar


Gabriel Escobar

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, që është edhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe njeriu kyç i Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi, ka thënë se pret një marrëveshje me 27 shkurt, e hënë, mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për mediumin malazez Mina, Escobar tha se këtu më nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe shumë synime të tjera që arrihen me vendosjen e nënshkrimeve në dokument.

“Nënshkrimi i planit gjermano-francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre është kyç për rajonin dhe stabilitetin edhe evropian”, tha Escobar.

Ai përmendi luftën brutale që filloi presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe tha se “ndikime të tilla malinje synojnë të mbjellin ndarje edhe në vende të tjera”.

Escobar e ri-deklaroi se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë “hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Serbisë dhe Kosovës në Evropë dhe do të kontribuojë në një stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Ekskluzive: Koha ka përfunduar për Kurtin dhe Vuçiç’in – nënshkrim ose konflikt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore