Lajme

Malmö do të mirëpresë Eurovision-in vitin e ardhshëm


Vitin e ardhshëm, qyteti i Malmö-s do të presë konkursin e 68-të të këngës në Eurovision, pas fitores së Suedisë në Liverpool në maj.

Malmö Arena do të organizojë gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj 2024, si dhe finalen më 11 maj.

Loreen e Suedisë fitoi Eurovision 2023 me himnin e saj pop Tattoo.

Malmö është zgjedhur të presë vazhdimin për një herë të tretë rekord pas një procesi tenderimi të qytetit që ekzaminoi objektet e vendit të ngjarjes dhe aftësinë për të akomoduar mijëra delegacione, ekuipazhe dhe tifozë vizitorë.

Do të jetë hera e shtatë që Suedia, shtëpia e legjendave të Eurovision-it Abba, do të jetë mikpritëse.

Martin Österdahl, mbikëqyrës ekzekutiv i Eurovision Song Contest, ka thënë se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) është “i emocionuar” që qyteti i tretë më i madh i Suedisë është zgjedhur edhe një herë.

“Malmö mban një vend të veçantë në historinë e konkursit, pasi e ka pritur me sukses atë fillimisht në vitin  1992 dhe më pas në vitin 2013 – pas fitores së fundit të Loreen”, ka thënë ai.

“Ne jemi të ngazëllyer që po kthehemi në këtë qytet të gjallë dhe dinamik, i cili ka treguar se ka vendet dhe infrastrukturën perfekte për organizimin e ngjarjes më të madhe të muzikës live në botë”, ka shtuar ai.

Sakaq, oferta e qytetit “ka demonstruar një pasion të madh” për konkursin.

Mbretëria e Bashkuar priti ngjarjen e këtij viti pasi Ukraina fituese e vitit 2022 nuk ishte në gjendje, siç është traditë, për shkak të pushtimit nga Rusia.

Rreth gjysmë milioni njerëz vizituan qytetin pritës Liverpool në lidhje me ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore