Sport

Luka Jovic: Do kthehem te Real Madrid


Serbi Luka Jovic, në Janar u huazua tek Eintracht Frankfurt për një periudhë 6 mujore.

Futbollisti nuk po gjente hapësira nën menaxhimin e Zidane dhe mënyra më e mirë për të kthyer formën e tij, ishte të huazohej diku ku luan në vazhdimësi.

Mirëpo, Jovic e mendon të kthehet te Real Madrid.

Ai nuk është fare i merakosur për situatën e tij.

“Padyshim që jam përmirsuar shumë dhe kam avansuar profesionalisht te Real Madrid. Është nder për mua të luaj në ekipin më të mirë në botë dhe të strëvitem me lojtarët më të mirë në botë.” tha Jovic per BILD.

“Të stërvitem me Benzema-n, Ramos-in, Kroos-in dhe të tjerët? Në fillim kisha presion dhe vështirësi sepse erdha si i ri. Pastaj e kuptova që po luaj me futbollistët më të mirë të dekadës.”

Në fund, Jovic e bëri të qartë që do kthehet në Madrid, duke thënë: “Vitin tjetër do kthehem prap të stërvitem më ta, por me më shumë eksperiencë.”

Jovic ka shënuar tre gola në më pak se 200 minuta tek Eintracht Frankfurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore