Sport

Liverpool-i fiton në frymën e fundit


Liverpool-i arrin të fitojnë në “Anfield” më në fund, me rezultat përballë Aston Villa-s.

Në vendin e shtatë në fillim të takimit, Liverpool-i arrin të nxjerrë nga ndeshja me Aston Villa-n, një fitore të vuajtur por shumë të vlefshme, 2-1.

Në të 42-tën, pas rasteve të shumta të lëshuara nga Liverpool-i, i ndëshkoi Watkins.

Firmino barazoi shifrat, por VAR-i në mënyrë qesharake anuloi golin për çfarë ishte qështje më pak se milimetrash.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi njejtë, raste nga të dyja anët, me Liverpool-in që dominoi.

Në të 57-ën, Mohamed Salah shënoi për të barazuar shifrat.

Edhe 33 minuta kishte deri në fund të ndeshjes, me skuadrën e Klopp që la gjithçka për fund.

Ishte Trent Alexander-Arnold që lëshoi një goditje spektakolare për tre pikë të Liverpool-it.

Pas një super pritje të Martinez, topi iu kthye Arnold-it, i cili me një “volley-goditje” shënoi për 2-1.

Me këtë tre pikësh, Liverpool-i ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, me 52 pikë.

Të kuqt presin ndeshjet e West Ham-it, Chelsea-s, Tottenham-it dhe Everton-it për të parë se në çfarë pozitë do të mbyllin javën e 31-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore