Lajme

Liu Bolin, njeriu i padukshëm i artit bashkëkohor shfaqet papritur në Galerinë Uffizi


Liu Bolin, “kameleoni” i artit bashkëkohor, ndodhet në Firence për një projekt të ri sekret.

Bolin është i njohur në të gjithë botën për performancat e tij origjinale Artistike. Ai qëndron i palëvizur si një skulpturë e vërtetë, integron trupin e tij me mjedisin duke u pikturuar ngjashëm me ambjentin në të cilin ndodhet. Kështu që shkrihet me sfondin dhe praktikisht bëhet i padukshëm.

Këto ditë artisti kinez dhe ekipi i tij janë duke punuar mes Galerisë Uffizi dhe Palazzo Pitti në Firenze të Italisë, të zgjedhura si vendi kryesor i programit të performancës / ekspozitë të Bolin-it.

Prezantimi i projektit para publikut ndërkombëtar do të jetë në fillim të vitit që vjen dhe në program ka edhe dhurimin e disa veprave arti për Galeritë.

Liu Bolin, i lindur në 1973 në Shandong, është formuar në Akademinë Qendrore të Arteve të Aplikuara në Pekin. Ai rritet dhe formon artin e tij në një periudhë të zhvillimit të madh ekonomik për njerëzit, siç dëshmohet në Hiding in the City, një seri fotografike që shënon hyrjen e tij në skenën e internetit.

Punimet e tij së fundi janë ekspozuar në Qendrën Pompidou në Paris, në Mudec në Milano, në Musée de l’Elysée në Lozanë, në Kompleksin Vittoriano në Romë, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe në Fotografiska Museet në Stockholm.

Sot Liu Bolin jeton dhe punon në Pekin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore