Lajme

Ligjvënësit izraelitë diskutojnë projektligjet e rishikimit gjyqësor teksa vijojnë protestat


Në parlamentin izraelit ka nisur diskutimi i dy amendamenteve në Ligjin Themelor mbi gjyqësorin që përbëjnë thelbin e planit të rishikimit të gjyqësorit.

Këto të dyja, përveç amendamenteve të tjera që koalicioni do të përpiqet të avancojë në një datë të mëvonshme.

Amendamentet në ligjin bazë do të ndryshojnë përbërjen e Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, i cili zgjedh gjyqtarët e vendit dhe do të ndalojë Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të ushtrojë kontroll gjyqësor ose të rrëzojë ligjet bazë – një grup ligjesh që kanë status gjysmë-kushtetues.

Simcha Rothman, kryetar i Komitetit të Kushtetutës, Ligjit dhe Drejtësisë së Knesset-it, u përpoq të justifikonte amendamentin e propozuar, duke pretenduar se Gjykata e Lartë “fshiu zërin” e qytetarëve të Izraelit dhe veproi në kundërshtim me votat e tyre.

Si një nga figurat kryesore të planit të rishikimit të drejtësisë, Rothman ka dyfishuar përpjekjen për të ecur përpara me projektligjet në Knesset.

Megjithatë ai ka thënë se dëshiron të arrijë “një marrëveshje të gjerë mirëkuptim” me opozitën.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra protestues kundër planit të qeverisë për të riparuar rrënjësisht gjyqësorin u mblodhën jashtë Knesset-it në tubim.

Ata u mblodhën jashtë parlamentit duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur “Democracy” teksa kërkuan që qeveria të ndalonte përpjekjet e saj për të hequr shumicën e mbikëqyrjes gjyqësore mbi legjislacionin dhe për të vendosur kontroll të plotë politik mbi përzgjedhjen e gjyqtarëve.

Thuajse dy muaj grindje midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të rishikimit po arrinin në krye, ndërsa ligjvënësit përgatitën përpjekjen e tyre për të shtyrë një plan qendror të paketës së diskutueshme duke çimentuar kontrollin e qeverisë mbi emërimet gjyqësore dhe duke kufizuar rishikimin e Ligjeve Themelore në Gjykatën e Lartë.

Duke iu drejtuar demonstratës në Knesset, ish-ministri i drejtësisë i Likud, Dan Meridor, ka thënë se partia e tij e kishte humbur rrugën.

Votimi dhe protestat shënojnë ditën më fatale për paketën e diskutueshme të rinovimit gjyqësor të ndjekur nga qeveria e vijës së ashpër e Benjamin Netanyahu-t.

Duke folur në një takim fraksioni teksa tubimi vazhdonte, Netanyahu denoncoi liderët e protestës, por ka këmbëngulur se mund të arrihet një marrëveshje për paketën e rishikimit gjyqësor të qeverisë.

Sidoqoftë, ai ka theksuar se votat e së hënës duhej të kalonin siç ishte planifikuar, pavarësisht një kërkese të presidentit Isaac Herzog për të ndalur legjislacionin në mënyrë që palët të negocionin mbi propozimin e kompromisit që ai paraqiti javën e kaluar.

Në mëngjes, protestuesit bllokuan rrugët kryesore në të gjithë vendin. Mijëra prindër dhe nxënës demonstruan jashtë shkollave dhe institucioneve arsimore në të gjithë vendin.

Disa rrethuan shtëpitë e disa anëtarëve të Knesset-it dhe u përpoqën t’i ndalonin ata të largoheshin, duke shkaktuar dënime jo vetëm nga kryeministri dhe anëtarët e koalicionit të tij, të cilët kanë kërkuar t’i cilësojnë protestuesit si “anarkistë”.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, mbajti atë që ai ka thënë se ishte një vlerësim urgjent i situatës në një qendër komanduese të policisë në Jerusalem.

Nga ana tjetër, organizatorët e protestës e kishin shpallur ditën një “ditë kombëtare të luftës”, duke bërë thirrje për një tubim të madh jashtë Knesset-it, marshime në qytete të ndryshme dhe veprime të tjera.

Një demonstratë në Jerusalem një javë më parë mbi të njëjtin plan rregullimi pa të paktën 90 mijë pjesëmarrës, megjithëse disa e vlerësuan numrin shumë më të lartë.

80 mijë izraelitë u mblodhën në Jerusalem për të protestuar kundër ndryshimeve në gjyqësor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore