Shqipëria

Leje e unifikuar për shtetasit e huaj në Shqipëri


Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka prezantuar në Kuvend një projektligj, sipas të cilit për shtetasit e huaj në Shqipëri, do të unifikohen lejet e qëndrimit dhe ato të punës, në një të vetme, e cila do të emërtohet Leje Unike.

Kjo, sipas Çuçit, do të lehtësojë procedurat dhe burokracitë për shtetasit e huaj, mbi çështjen e qëndrimit në Shqipëri.

“Burokracitë janë kthyer në pengesë edhe për investitorët e huaj”, theksoi Çuçi. “Ndaj kemi propozuar këtë ligj, për të adresuar mangësitë e mëparshme”.

Sipas ministrit, përafrimi me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ka qenë synim me këtë propozim. Ndaj, e ka specifikuar si një “iniciativë jo të shkëputur” nga Evropa.

Mbi të, janë kryer po ashtu edhe dëgjesa me organizata ndërkombëtare.

Ndër lehtësitë e tjera, do të jetë edhe ajo e vetëaplikimit nga personat, të cilët kanë interes mbi çështjen.

Ligji pritet të kalohet nga Kuvendi në seancën e 24 qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore