Përballje

Leicester shkatërron Newcastle-in, West Ham barazon me Burnley-n


Dy ndeshjet e luajtura në Premier League ishin interesante, ku njëra përfundoi me shume gola dhe tjetra pa asnjë.

Dueli mes Leicester dhe Newcastle përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 4:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në baza statistikore, por rezultati përfundimtar thotë ndryshe.

Goli i parë i Leicester erdhi pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 38-të nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën e shënoi Yuri Tielemans.

Në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, Patson Daka shënoi për të dyfishuar epërsinë për Leicester.

Në minutën e 81-të, Leicester shënoi përsëri me anë të Tielemans.

Për të përmbyllur ndeshjen u përkujdes James Maddison, i cili shënoi golin e katërt në minutën e 85-të.

Leicester radhiten në pozitën e tetë me 22 pikë, ndërsa Newcastle janë në vendin e 19-të me 10 pikë.

Ndeshja tjetër mes Burnley-t dhe West Ham përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

West Ham ishte dominante ndaj vendasve, por londinezët nuk i shfrytëzuan rastet e tyre.

West Ham ndodhet ende në pozitën e katërt ku ka 28 pikë, ndërsa Burnley është në vendin e 18-të me 11 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore