Lajme

Le Pen për sanksionet ruse: Ato pasurojnë Rusinë dhe dëmtojnë francezët


Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, u ankua se sanksionet e BE-së kundër Rusisë ishin të paefektshme dhe shkaktuan inflacion në vend.

Lajmi u bë i ditur gjatë transmetimit të BFM-TV.

“Sanksionet kundër Rusisë rezultuan të paefektshme… Ne e blejmë naftën tonë nga India, e cila e blen atë nga rusët”, theksoi fillimisht Le Pen.

Sipas saj, sanksionet e pasuruan Rusinë, duke sanksionuar më shumë francezët më shumë se Rusinë.

Ajo shtoi se sanksionet janë në rrënjë të rritjes së inflacionit.

Marine Le Pen, një kundërshtare e presidentit francez Emmanuel Macron, kundërshton rregullisht sanksionet anti-ruse.

Le Pen e ndërtoi fushatën e saj zgjedhore këtë pranverë rreth një premtimi për të rritur fuqinë blerëse të francezëve.

Ajo ishte e bindur se embargoja ndaj naftës dhe gazit rus do të godiste xhepat e francezëve të zakonshëm dhe të gjitha akuzave për besnikëri të tepruar ndaj regjimit rus, Le Pen u përgjigj se ajo po vepronte vetëm në interes të Francës.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Le Pen theksoi se ajo “shprehte vazhdimisht solidaritetin me popullin ukrainas, përfshirë refugjatët, të cilët duhet të priten në kushte të mira”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore