Sport

Lautaro nënshkruan kontratën e re me Inter-in, detajet


Sulmuesi argjentinas i Inter-it, Lautaro Martinez-i ka nënshkruar kontratën e re me klubin zikaltër gjatë ditës së enjte.

24-vjeçari është pjesë e Inter-it që nga viti 2018 dhe kontrata i skadonte në 2023. Ai e ka zgjatur atë edhe me tre vite të tjera.

Klubi i Inter-it ka njoftuar zyrtarizmin e marrëveshjes me Lautaro-n në mediat sociale.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez. Sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në kontratën e mëparshme, Lautaro kishte klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh. Sipas raportimeve kjo klauzolë është hequr dhe cilido klub që kërkon shërbimet e argjentinasit, tashmë do të duhet të bind Inter-in fillimisht.

Gjithashtu, sulmuesi do të ketë edhe rritje të pagës. Ai do të marrë 6 milionë euro në sezon, si pagë neto. Bruto ajo shkon në shifrën e 11.1 milionë eurove.  Një rritje e ndjeshme me atë që merrte më parë prej 2.5 milionë euro neto ose 4.63 milionë bruto.

Lautaro numëron 144 paraqitje me fanellën zikaltër. Ai ka shënuar 54 gola dhe ka dhuruar 21 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore