Sport

Laurit Krasniqi, lojtari më i ri i Kosovës


Laurit Krasniqi, mesfushori i krahut të majtë i skuadrës belge, Royal Antwerp, i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës.

Krasniqi, ndeshjen e tij të parë në stadiumin “Fadil Vokrri” e luajti në përballjen kundër Dritës, në Conference League, ku ai ishte vendimtar në kualifikimin e Royal Antwerp, pasi shënoi golin e parë në ndeshje.

Pavarësisht, humbjes së ekipit nga Kosova, kjo ndeshje solli lajme të mira për Dardanët dhe sulmuesin e Dritës, Arbnor Muja, i cili do të nënshkruaj me skuadrën belge.

Lauriti, pritet të paraqitet në stadiumin Fadil Vokrri si lojtar i Kosovës, ku pritet të ketë shumë suksese.

Vetë, Krasniqi është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për Kosovës, dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët dardanë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore