Zgjedhjet në Shqipëri

Kryebashkiaku Veliaj vizitë në Kryeministri


Mbërrin në Kryeministri mëngjesin e 29 prillit, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj. Njëkohësisht dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste (PS) për Qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pak më parë ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Arsyet e këtij takimi nuk janë bërë ende të ditura.

Kjo vizitë vjen pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama dhe PS-së si fituese të zgjedhjeve të 25 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore