Lajme

Kosovë: Tërhiqet shorti i numrave të partive për zgjedhjet lokale


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të mërkurën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor rol të madh luajnë edhe subjektet politike.

“Zgjedhjet e lira demokratike duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi duhet të jenë qëllimi i jonë i përbashkët. Duhet të tregojmë shembullin tonë në organizimin e lirë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Radoniqi.

Po ashtu, Radoniqi shtoi se po punojnë intensivisht për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

“Komisioni Qendror ka disa javë që po punon me intensitet të lartë për datën e 17 tetorit. Duke parë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e në anën tjetër edhe situatën pandemike po mundohemi që të punojmë në këtë drejtim dhe të organizojmë zgjedhjet brenda kornizave ligjore”, tha ai.

Më poshtë keni renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- 121

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)- 144

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)-

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)- 177

Nisma Socialdemokrate- 119

Aleanca Kosova e Re (AKR)- 149

Partia Demokratike e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Po ashtu, zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti, kanë një periudhë prej 30 ditësh për fushatën zgjedhore të subjekteve politike.

Afati i fushatave zgjedhore do të fillojë me 16 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor, mirëpo shkaku i pandemisë COVID-19 ende nuk dihet se si do të zhvillohen këto fushata zgjedhore nga partitë politike.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4 mijë e 920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4 mijë e 757 për kuvende komunale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore