Lajme

Kosovë: Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit


Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 378 tiketa trafiku për mosrespektim të rregullave në komunikacion.

Në raportin zyrtarë të këtij institucioni të sigurisë në vend, bëhet e ditur se vetëm në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 112 aksidente trafiku.

Nga këto aksidente një peron ka humbur jetën ndërsa në 32 aksidente të tjera ka pasur të lënduar.

Nga 112 aksidentet e shënuara për 24 orë, 79 të tjera ishin aksidente me dëme materiale.

Uniforma blu, ka dënuar 5 persona të cilët nuk respektuan masat anti COVID-19.

 

Ndërsa vetëm gjatë kësaj jave në Kosovë janë shënuar 214 aksidente trafiku.

Me gjithsej 2 mijë e 918 tiketa trafiku për mos respektim të rregullave në komunikacion.

Ndërsa në raportin total javorë nga Policia, njofton se ka ndodhur tre aksidente trafiku me fatalitet, 72 aksidente me të lënduar dhe 130 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu është bërë e ditur se vetëm gjatë javës janë dënuar 35 persona për mos respektim të masave anti COVID-19

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore