Sport

Kosova zhvillon miqësoren kundër Gambisë në ora 19:00


Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë të premte me fillim nga ora 19:00, në Antalya, do të zhvillojë ndeshjen e katërt miqësore të muajit qershor perballë Gambisë.

Trajneri, Bernard Challandes, sikurse ndaj Guinesë para tre ditësh, edhe në këtë miqësore do të hedhë në fushë, futbollistë të rinj për të provuar teknika të reja.

Në këtë ndeshje, Dardanët vijnë pas humbjes nga Guinea me rezultat 1:2.

Për Dardanët, kjo ndoshta mund të jetë një ndeshje më e lehtë në letër, në krahasim me Guinesë, pasi që kundërshtari i sotshëm pozicionohet në vendin e 152-të, në radhitjen botërore të FIFA-s, plotë 32 vende poshtë Kosovës.

Në deklaratën për media, Challandes, e sheh si një kundërshtar të fortë Gambinë.

“Gambia ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi. Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera. Gjithsesi, mendoj se ekipi është mirë dhe ka bërë punë të mirë”, tha Challandes.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresoj që ne ta luajmë futbollin tonë, të provojmë të qëndrojmë mirë në mbrojtje dhe të kemi ndoshta edhe posedimin e topit e të provojmë të krijojmë më shumë mundësi shënimi”, tha ndër tjerash, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Kjo do të jetë ndeshja miqësore e fundit e Kosovës, gjatë muajit qershor.

Në tri përballjet e kaluara, Kosova fitoi dy prej tyre, si dhe humbi të fundit ndaj Guinesë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore