Sport

Kosova luan miqësoren kundër Maltës me fillim nga ora 18:00


Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë të premte do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor, kundër Maltës me fillim nga ora 18:00.

Ky duel do të zhvillohet në Klagenfurt të Austrisë.

Dardanët, në këtë përballje udhëtuan pa emra të njohur si Vedat Muriqi, Samir Ujkani e Lorik Emini.

Kundërshtari i sotshëm i Dardanëve, tani më është i njohur për ta, pasi që janë përballur edhe më herët në Ligën e Kombëtë, ku në të dyja rastet ka fituar Kosova, 3:1 dhe 0:5.

Malta pozicionohet në vendin e 175 në renditjen botërore të FIFA-s, plotë 55 vende më poshtë se Kosova.

Ky takim do të shërbejë për trajnerin Challandes, që të provojë emra të rinj në skuadër.

Pas këtij takimi, të nesërmen, përfaqësuesja e kaltër, do të udhëtojë për në Antalya, ku do të zhvillojë edhe dy miqësore tjera, kundër Gabisë me 8 qershor, ndërsa par tri ditësh do të përballet edhe me Guinenë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore