Tanët

Kosova lë mbrapa shumë shtete të mëdha në Tokio


Kosova ka lënë mbrapa shumë shtete të fuqishme botërore, për sa i përket medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në ditën e tretë të Lojërave Olimpike, shteti i Kosovës arriti në vendin e shtatë të kësaj renditje.

Ky sukses erdhi falë dy sukseseve të xhudisteve kosovare, Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë të shtunën dhe Nora Gjakova që gjithashtu fitoi të artën këtë të hënë.

Në vendin e parë pozicionohet Kina me gjithsej 15 medalje të fituara, prej të cilave nga gjashtë janë të arta dhe të bronzta, si dhe tri të argjendta.

Në vendin e dytë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjithsej shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Derisa top treshen e mbyll vendi organizator, Japonia, duke fituar gjashtë medalje ari, një argjend dhe tre bronz.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore