Për herë të dytë në pesë vite, ‘Oscars’ përfundoi në një konfuzion masiv. Kur Joaquin Phoenix doli të prezantonte çmimin e ‘aktorit më të mirë’, të gjithë prisnin që të shkonte për Chadwick Boseman për rolin e tij shpërthyes në “Ma Rainey’s Black Bottom”.
Në fakt këtë çmimin e mori Anthony Hopkins i “The Father’s” i cili nuk ishte prezent në mbrëmje.
Në rrjetin social Twitter shpërthyen menjëherë talljet dhe “meme”-t. Kritiku televiziv i ‘LA Times’, Matt Brennan e ka konsideruar këtë moment.
Përfundimin më të keq televiziv që prej “Game of Thrones“.
Një fund i çuditshëm për një një shfaqje të mirë-organizuar. ‘Nomadland’ mori tre nga çmimet kryesore për ‘Filmin më të mirë’, ‘Regjisorin më të mirë’ (Chloe Zhao) dhe ‘Aktoren më të mirë’ (Frances McDormand).
Pjesa tjetër e çmimeve u shpërnda në mënyrë të drejtë në mesin e pretendentëve të tjerë kryesorë, duke përfshirë “Minari”, “Sound of Metal”, “Mank” dhe “The Father”.
Më poshtë keni momentet më pak të këndshme në “Oscars 2021”.
Mungesa e argëtimit.
Edhe pse fjalimi i King ishte i fuqishëm, vendosi gjithashtu një hije serioziteti përgjatë mbrëmjes. Edhe pse nuk kishte prezantues, nuk pritej që të ishte një natë kaq pa argëtim ndryshe nga viti i kaluar ku producentët kishin ftuar komedianët më në zë për të rritur nivelin e humorit dhe për të dalë nga monotonia e fjalimeve të vazhdueshme.
Këtë vit ato momente u zëvendësuan me pjesë rreth historive të origjinës së artistëve. Teksa në fillim ishim interesante, më vonë u shndërruan në një grumbull informacioni mes artistëve. Në fakt, kishte vetëm një moment komik gjatë ceremonisë gjatë një loje muzikore e udhëhequr nga Lil Rel Howery.
Mungesa e muzikës.
Në ‘Oscar’-ët e shkuar performancat live janë mbajtur nga këngëtarë si Celine Dion, Shirley Bassey, 3 Six Mafia, Lady Gaga, Eminem, Billie Eilish, të cilët ngjallnin emocion. Këtë vit, për arsye të panjohura, producentët e ‘Oscars’, vendosën të prisnin tërësisht shfaqjet muzikore, duke i vendosur në shfaqje paraprake. Atje, muzikantët shkëlqyen me performanca të veçanta me fishekzjarre dhe kostumografi fantastike, por fatkeqësisht nuk zgjatën shumë.
Momenti më i çuditshëm ishte mbyllja.
Kur Rita Moreno u vendos në podium për të prezantuar çmimin “filmi më i mirë”, të gjithë ishin konfuzë se përse nuk ishin dhënë ende çmimet si “aktori më i mirë” dhe “aktorja më e mirë”.
Disa të tjerë, besonin se ky ndërrim vendesh ishte bërë për ta mbyllur ceremoninë me dhënien e çmimit për të ndjerin, Chadwick Boseman, në formë respekti e homazhi për të.
Në vend të tij, emri i Anthony Hopkins u shpall si fitues, i cili nuk ishte prezent. E gjithë shfaqja u mbyll me shumë njerëz të zhgënjyer dhe konfuzë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE