Bota

Konflikti Izraelo-Palestinez/ Pas vendosjes sё armёpushimit, nё diskutim opsionet e paqes


Ndërsa Gaza dhe Izraeli dalin nga 11 ditë konflikt, ndërmjetësuesit po kërkojnë të çimentojnë armëpushimin dhe të parandalojnë më shumë dhunë në planin afatgjatë.

Një ekip egjiptian ishte të shtunën në Izrael, ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Antony Blinken mund të vizitonte rajonin javën e ardhshme.

Si Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas, kanë pretenduar fitoren në konfliktin e fundit.

Më shumë se 250 njerëz u vranë, shumica e tyre në Gaza.

Luftimet filluan në 10 maj pas disa javësh tensioni në rritje që arriti kulmin në përleshjet në al-Aqsa. Një vend i shenjtë i nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë, në Jeruzalemin Lindor të okupuar.

Hamas filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi.

Që kur armëpushimi hyri në fuqi të premten, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se degradimi i fuqisë ushtarake të Hamasit ishte një “sukses i jashtëzakonshëm”.

“Nëse Hamasi mendon se ne do të tolerojmë shi raketash, është duke gabuar”, shtoi Netanyahu duke premtuar një “nivel të ri të forcës” në përgjigje.

Ndërkohë, autoritetet nё Hamas folёn për atë që e quajtёn “eufori tё fitores” dhe udhëheqësi i tij Ismail Haniyeh, tha se konflikti kishte “hapur derën për faza të reja që do të dëshmojnë shumë fitore”.

Kushtet e armёpushimit janë ende të paqarta. Izraeli thjesht tha se kishte rënë dakord për një ndërprerje “të ndërsjellë dhe të pakushtëzuar” të armiqësive.

Egjipti, Katari, SHBA-tё dhe OKB-ja duket se kanë qenë të përfshira.

Të shtunën, Këshilli i Sigurimit i Kёshillit Botёror(KB) lëshoi ​​deklaratën e tij të parë mbi konfliktin.

Ai lavdëroi ndërmjetësit dhe bëri thirrje për një “respektim të plotë të armëpushimit“.

Ekipet e ndërmjetësve egjiptianë kanë qenë duke u zhvendosur në mes të Gazës, Izraelit dhe Bregut Perëndimor.

Blinken pritet të vizitojë rajonin javën e ardhshme.

Ai mund të vizitojë Egjiptin dhe Jordaninë. SHBA-tё nuk do të zhvillojnё bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin, të cilat i konsideron si një organizatë terroriste.

Civilët nga të dy palët kanë folur për dëshirën për të jetuar pa frikën e sulmeve ajrore.

Grupet e të drejtave më parë kanë akuzuar Izraelin për dështimin e dhënies sё provave të qarta se shkatërrimi i shtëpive në këtë mënyrë përbën një shënjestër të ligjshme ushtarake, sipas ligjit ndërkombëtar.

Karvanët e parë të ndihmës humanitare mbërritёn në Gaza. Më shumë kamionë mbërritën në kalimin e Izraelit, Kerem Shalom të shtunën dhe një autokolonë me 130 automjete ishte planifikuar të kalonte nga Egjipti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se objektet shëndetësore të Gazës rrezikojnë të mbingarkohen nga mijëra njerëz të plagosur.

Për rreth 14 vjet, Gaza ka qenë nën një bllokadë në kufijtë e saj me Izraelin dhe Egjiptin që kufizon kalimin e njerëzve dhe mallrave. Një nga çështjet kryesore për çdo ndërmjetësim në të ardhmen.

Izraeli thotë se duhet të kufizojë mundësinë e Hamasit në armë, pasi militantët refuzojnë të çarmatosen. KB thotë se bllokada duhet të marrë fund që ekonomia e Gazës të përmirësohet.

Disa udhëheqës ndërkombëtarë, përfshirë Presidentin e SHBA-ve Joe Biden, i janë referuar përsëri zgjidhjes afatgjatë, me dy shtete për Lindjen e Mesme – një shtet palestinez së bashku me Izraelin – por ruajtja e qetësisë aktuale është fokusi kryesor për momentin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore