Lajme

Komuna e Prishtinës i jep Ambasadës së SHBA-së pronën në shfrytëzim për 99 vjet


Takimi mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ambasadorit të SHBA-së Philip Kosnett

Të martën është nënshkruar marrëveshje mes Komunës së Prishtinës me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8 mijë e 340 metra katrorë.

Kjo për ndërtimin e rezidencës së re për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Për të qëndruar me ne, në këtë në tranzicion dhe për të zhvilluar shtetin tonë dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Jam mirënjohës edhe ndaj Kuvendit Komunal si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes së cilave është adresuar kërkesa, andaj ju faleminderit edhe njëherë”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se “Kryetarët e ambasadorët shkojnë dhe vijnë, është kënaqësi për ne që të shprehim edhe njëherë mirënjohjen tonë për gjithçka mbetet për qytetarët janë institucionet dhe ne duhet të punojmë t’i fuqizojmë këto, andaj jam i lumtur që kemi pasur fatin të jemi nënshkrues të një marrëveshje që ka këtë qëllim”.

Kurse ambasadori Kosnett u shpreh se rezidenca e re do të jetë vendtakim për të gjithë kosovarët.

“Një Rezidencë moderne, e cila do të jetë vendtakim për kosovarët e të gjitha komuniteteve që të bashkohen me miqtë e tyre amerikan për të shkëmbyer ide dhe për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhme të paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë njerëzit në Kosovë” ka thënë Kosnett.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore