Lajme

Kompania e rrugëve në Ukrainë po heq shenjat rrugore për të ngatërruar rusët


Një kompani ukrainase e ngarkuar me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve ka thënë se po heq të gjitha tabelat rrugore që mund të përdoren nga forcat pushtuese ruse për të gjetur rrugën e tyre rreth vendit.

“Armiku ka komunikim të dobët, ata nuk mund të lundrojnë në terren”, tha kompania “Ukravtodor” në një përditësim në median sociale Facebook.

“Le t’i ndihmojmë ata të shkojnë drejt e në ferr”, vijon postimi.

Kompania postoi një foto të redaktuar të një tabele standarde rrugore në të cilën drejtimet për në qytetet e afërta janë zëvendësuar me fjalë fyese.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së tretë KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore