Sport

Kompania e kriptomonedhave bëhet sponsori zyrtar i Kupës së Botës


FIFA ka njoftuar se platforma e këmbimit të kriptomonedhave, “Crypto.com”, do të jetë sponsori zyrtar i Kupës së Botës, Katar 2022. Kupa do të zhvillohet midis 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit.

Partneriteti është bërë i ditur nga qeveria botërore e futbollit me anë të një deklarate zyrtare, duke theksuar se kompania e themeluar në vitin 2016 me qendër në Singapor do të ekspozohet brenda dhe jashtë stadiumeve, ku do të organizohet turneu.

“Ne jemi të kënaqur që kemi një markë globale si ‘Crypto.com’ në krahun tonë, si sponsor të Kupës së Botës, e cila do të ndihmojë në rritjen e lojës sonë të bukur globalisht”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore