Lajme

Komandanti i KFOR-it Federici dekorohet me Medaljen Presidenciale Ushtarake nga Presidentja Osmani


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe komandanti i KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e dhënë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të këtyre trupave.

Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, duke potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

Këtë njoftim e ka bërë faqja zyrtare e Presidentes së Kosovës.

Dekorata e dhuruar nga presidentja Osmani për gjeneralmajor Franco Federici

Vendin e ushtarakut Italian, Frederici pritet të zëvendësoj Gjeneralmajori hungarez Ferenc Kajar.

Kajar, pritet të jetë oficeri i parë hungarez që do të kryej rolin e komandantit të KFOR-it.

Ushtaraku hungarez muaj më parë për portalin e lajmeve hungareze, Hungary Today, kishte deklaruar se ai do ta marrë komandën e 3 mijë e 500 ushtarëve nga 27 vendet nga të cilët kontingjenti hungarez do të jetë më i madhi.

KFOR-i do të qëndrojë në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje për 15 ditë, kjo pas marrëveshjes së Brukselit të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbajtja e sigurisë nga KFOR në ato dy pika kufitare ishte një nga tri pikat e marrëveshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore