Lajme

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit


Më 27 shkurt, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite parandaloi dhe shkatërroi një dron të mbushur me eksploziv. Ky dron targetonte civilët që banonin në qytetin e Khamis Mushait, në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i koalicionit arab i udhëhequr nga Arabia Saudite, Kol Turki Al-Maliki, deklaroi se përpjekjet e milicisë Houth-i për të sulmuar civilët dhe zonat civile përbëjnë një krim lufte.

Ai shtoi se koalicioni mori masat e nevojshme operacionale për të mbrojtur civilët. Këto masa u morën në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Përpjekja për të sulmuar nëpërmjet një droni, erdhi një ditë pasi koalicioni arab përgjoi dhe shkatërroi dy dronë Houth-i. Dronët Houth-i  kishin për shënjestër rajonin jugor të Arabisë Saudite dhe një raketë balistike të shënjestruar nga milicia drejt Mbretërisë Saudite.

Rebelët Houth-i ndërmarrin zakonisht sulme me raketa balistike dhe dronë në territoret e Arabisë Saudite.  Këtu sulme thuhet se janë një reagim ndaj sulmeve të koalicionit në zonat e Jemenit të mbajtura nga rebelët.

Lidhur me këtë raportim nuk ka asnjë reagim nga grupi Houth-i.

Që kur grupi rebel i Houthi-t, i mbështetur nga Irani pushtoi pjesën më të madhe të Jemenit në vitin 2014, duke rrëzuar qeverinë dhe duke e dërguar atë në ekzil, Jemeni është shkatërruar nga lufta.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët, i cili synon rivendosjen e qeverisë së Jemenit, e ka përkeqësuar dhe më tej situatën.  Lufta ka shkaktuar një nga krizat më të rënda humanitare në botë. Rreth 80 % e popullsisë ka nevojë për mbrojtje humanitare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore