Lajme

KMDLNJ: Premtimi i Mehaj për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina është politik – Kosova s’ka kapacitete


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ)

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se do të strehojnë rreth 5 mijë refugjatë.

Përmes një komunikate për media nga ky këshill është thënë se përkundër që Kosova ka strehuar disa grupe të vogla të refugjatëve, prapë ka problem në menaxhimin e sjelljeve të tyre dhe ua ka shkelur të drejtat e njeriut.

“Kosova ka strehuar një numër thuaja simbolik të shtetasve të shteteve arabe që janë strehuar përkohësisht në Kosovë e që institucionet e Kosovës po kanë shumë vështirësi dhe probleme në menaxhimin e sjelljeve të tyre dhe, në një masë edhe po ua shkelë të drejtat e njeriut”, thuhej në reagim.

Sipas këtij këshilli ky pretim është më shumë “politik”, pasi Kosova nuk ka mundësi për strehimin e një numri kaq të madh të refugjatëve.

“Ndërkaq, premtimi i ministrit Mehaj për strehimin e së paku 5000 qytetarëve refugjatëve nga Ukraina në Kosovë është më shumë premtim politik për faktin se Kosova nuk ka, as mundësi materiale e as logjistike për strehimin e një numri aq të madh të refugjatëve aq më parë që nuk dihet se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë”, thuhej tutje në reagimin e këtij këshilli.

Ndër të tjera janë theksuar edhe vërshimet që ndodhen në Kosovë, e që Kosova nuk kishte kapacitet që të ju dal në ndihmë familjeve që patën nevojë.

“Jo shumë moti në Kosovë kishte vërshime në disa rajone të Kosovës, me dëme të konsiderueshme materiale me ç’rast një numër i familjeve u detyrua të kërkojë strehim të përkohshëm (kryesisht te familjarët e afërm) dhe Kosova nuk pati kapacitet të kujdeset për ta”.

“Madje as me intervenime emergjente e tash, po kjo Kosovë, përmes minitrit Mehaj premton strehimin e, së paku 5000 mijë shtetasve refugjatë nga Ukraina”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj të mërkurën është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Ai në pjesëmarrjen e tij të nëntë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku pjesëmarrës kanë qenë 54 shtete ka bërë të ditur se Stoltenbergut i ka shprehur gatishmërinë që në cdo kohë në Kosovë të strehohen 5 mijë refugjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore