Lajme

Kina do përpiqet t’i japë fund luftës përmes diplomacisë, thotë Kuleba


Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, garantoi gatishmërinë e tij për të bërë çdo përpjekje që t’i japë fund luftës në tokën ukrainase përmes diplomacisë.

Kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij kinez.

Kreu i diplomacisë ukrainase e informoi Wany Yi-n në detaje për zhvillimin e agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Ai kërkoi nga zyrtari kinez që të përdorë nivelin e marrëdhënieve midis Pekin-it dhe Moskës për të detyruar Rusinë që të ndalojë agresionin e saj të armatosur kundër popullit ukrainas.

Ministri kinez ripohoi mbështetjen e palëkundur të Kinës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Wang Yi vuri në dukje natyrën strategjike të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai siguroi Kuleba-n mbi gatishmërinë e Kinës për të bërë çdo përpjekje për t’i dhënë fund luftës në tokën ukrainase përmes diplomacisë.

Kuleba vuri në dukje distancimin e Kinës nga vendimi i Putin-it për të vendosur forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim të veçantë gatishmërie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore