Jetesë & Stil

Kim Kardashian e quan “rilindje”, ndarjen nga Kanye West


Modelja, Kim Kardashian së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Vogue Italia ka folur rreth divorcit me ish bashkëshortin e fundit, rep artistin Kanye West.

Kardashian, ka thënë se ndjehet shumë më mirë pa prezencën e West në jetën e saj, teksa ka shtuar se vetëbesimi në personalitetin e vet ka shënuar ngritje.

“Ndjehem sikur kam rilindur përsëri”, ka rrëfyer Kim.

“Besimi im i mëparshëm buronte nga të paturit e një partneri, mendimi i të cilit i besoja aq shumë. Kur kjo ndodh, ju humbni mendimin tuaj. Tani unë jam në një kohë kur dua të bëj gjënë e duhur”, ka shtuar ajo.

Tani që themeluesja e SKIMS është bërë më e sigurt në vetvete, ajo zbuloi se i ka zhvendosur prioritetet e saj në ruajtjen e marrëdhënieve me miqtë dhe familjen e saj.

“Dua të vlerësoj gjithçka dhe këdo rreth meje, të kujdesem për punën time dhe të vlerësoj marrëdhëniet e mia me fëmijët e mi”, vazhdoi Kardashian.

“Për sa i përket asaj që dua të lë pas, unë nuk jam tipi i personit që harron se nga erdhën gjërat, por gjithsesi, jam mirënjohëse për të gjitha”, ka shtuar ajo.

Kardashian dhe West u divorcuan në mars të vitit 2022 pas gjashtë vitesh martesë.

Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2011 dhe mirëpriti vajzën e tyre të parë North, aktualisht 10 vjeçe, në qershor të vitit 2013.

Më pas ata u martuan në vitin 2014 dhe patën tre fëmijë të tjerë nëpërmjet metodës me nëna surrogate: Saint, Chicago dhe Psalm.

Në fillim të këtij muaji, Kardashian u tregua e sinqertë në lidhje me akordimin e opinioneve publike dhe pse ajo është e kujdesshme kur bëhet fjalë për thashethemet që përfshijnë familjen e saj.

“Njerëzit duan të besojnë atë që duan të besojnë dhe ju nuk mund ta ndryshoni këtë. Pra, ka të bëjë me gjetjen e paqes tuaj të brendshme dhe se si të jeni mirë me këtë”, shpjegoi nëna e katër fëmijëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore