Sport

Keylor Navas, portieri i parë i “galaktikëve” të rinjë?


Newcastle United është duke përgatitur një ofertë të madhe për të siguruar shërbimet e portierit të PSG-së, Keylor Navas.

Skuadra që dy muaj më parë u shndërrua në skuadrën më të pasur në planet, gjatë këtij janari ka filluar që ngadalë të bëj blerje – me synimin kryesorë që të shpëtoj nga rënia prej kategorisë.

Kieran Trippier, Chris Wood janë dy nga emrat që qymyrxhinjtë kanë sjellur në klub këtë muaj.

Pas mbrojtjes dhe sulmit, në fokus tani ata kanë portën, dhe emri që dëshirojnë është një emër shumë i njohur, kostarikani Keylor Navas.

Navas ishte ndër pikat kryesore të një Real Madrid-i që fitoi tre Champions me radhë.

Në vitin 2019 ai u bashkua me PSG-në, ku menjëherë u shndërrua në portierin kryesor, por këtë vit, përkundër paraqitjeve të mira, ai u detyrua t’ia lë vendin e startuesit Donnarumma-s.

Mirëpo, përkundër kërkesave të Newcastle, PSG duket e vendosur që ta mbajë kostarikanin deri në fund të këtij sezoni.

Anglezët në këtë mënyrë do të detyrohen që të mbesin me zgjedhjen e tanishme të portës deri në fund, nëse PSG nuk heq dorë.

Gjithsesi, një transferim i Navas në “St. James Park” duket shumë i mundur, pavarësisht se a do të ndodhë në verë apo gjatë këtij muaji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore