Sport

Katër klube në garë për De Paul


Kapiteni i Udinese-s, Rodrigo de Paul, po bënë një sezon të shkëlqyer në Serinë A dhe tashmë është në orbitën e katër klubeve me emër europiane, Milan-it, Inter-it, Atletico Madrid-it dhe Liverpool-it.

Argjentinasi këtë kampionat ka arritur shifrën e tetë golave dhe 10 asisteve. Tuttosport raporton se De Paul-i është nën kontratë deri në 2024 dhe Udinese do e pranonte largimin e tij për 38 milionë euro.

Milan: Kuqezinjtë kërkojnë një mesfushor krijues dhe Manuel Locatelli duket pranë Juventus-it, kështu që opsioni i momentit mbetet De Paul-i.

Inter: Me të ardhmen e Barella në ajër, pasi forma e jashtëzakonshme e treguar këtë sezon, që u kurorzua me fitimin e Serisë A, ka bërë që shumë ekipe të hedhin sytë nga italiani. Zikaltrit e kanë gati alternativën De Paul.

Atletico Madrid: De Paul-i është ai lloji lojtari që ekipit të Diego Simeone-s i mungon. Një mesfushor me aftësi organizatore dhe me karakter.

Liverpool: Thiago nuk ka bindur sa duhet në Anfield dhe argjentinasi De Paul mund të jetë alternativa më e mirë në organizmin e lojës te skuadra e Jurgen Klopp-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore