Sport

Kapiteni i Milan-it: Objektivi ynë është ta marrim yllin e dytë


“Objektivi ynë është ta vendosim yllin e dytë në fanellë”, kështu ka thënë kapiteni i Milan-it Davide Calabria, i cili gjendet me skuadrën e tij në Abu Dhabi për turneun para-sezonal.

Skuadrat që kanë 20 e më shumë tituj kampionë në Itali e vendosin yllin e dytë në fanellën e tyre, mbi logo, derisa Calabria shpreson që Milan-i ta fitojë edhe këtë sezon Scudetto-n, në mënyrë që ata t’i bëjnë 20 trofe.

“Do të jetë më e vështirë se sezonin e kaluar, megjithatë ai mbetet objektivi ynë”, shtoi mbrojtësti anësor.

Calabria që një kohë të gjatë është një mungesë e madhe për Milan-in, që prej se u dëmtua më 1 tetor në sfidën kundër Empol-it.

Flitej se ai mund edhe ta humbiste sezonin, por tani duket se është gatë për një rifillim me ekipin e tij.

“Jam rikuperuar nga lëndimi, nuk e prisja që do të filloja kaq shpejt. Shpresoj të shkoj gjithçka mirë”, shtoi mbrojtësi italian.

26-vjeçari foli edhe për kampionatin italian që është duke u zhvilluar momentalisht, derisa shtoi se Napoli e befasoi atë.

“Nuk e prisja një Napoli kaq të fortë, ata po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm, janari do të jetë thelbësor, kanë shumë përballje të vështira. Megjithatë, qëllimi ynë mbetet i njëjtë: të fitojmë”, tha mes tjerash Calabria.

Kujtojmë që ai është një ndër pikat më të rëndësishme të trajnerit të kuqezinjve, Stefano Pioli-t.

Ai është një futbollist që luan më së shumti gjatë secilës ndeshje. Te Milan-i shpresojnë që ai të rikthehet në formën e mëparshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore