Shqipëria

Kapet shtetasi polak i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar për tentativë vrasjeje


Operacioni policor i koduar “North” finalizohet me kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, FAST Polonisë, Interpol Tiranës, Interpol Varshavës dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

28-vjeçari nga Polonia ishte i akuzuar për tentativë për vrasje të dyfishtë, si dhe i dënuar me burgim, për një sërë veprash të tjera penale.

Ai është lokalizuar në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin.

Shtetasi në fjalë është Dominik Orlowski, 28 vjeç, i lindur në Poloni.

Prokurori i Rrethit Gdansk, Poloni, i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për tentativë vrasjeje, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Më datë 10.03.2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata.

Si pasojë, njëri prej shtetasve është plagosur rëndë.

Kurse Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar shtetasin me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë.

Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Varshavën, për ta ekstraduar 28-vjeçarin, drejt Polonisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore