Sport

Juventus-i përshëndetet me Ronaldo-n


Skuadra e Juventus-it ka reaguar në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldo-s nga “Allianz Stadium”. Italianët kanë bërë një shkrim përshëndetës për yllin portugez në faqen e tyre zyrtare në ueb.

“Më 10 korrik 2018, dy ikona të botës evropiane dhe të futbollit u bashkuan. Cristiano Ronaldo u bë lojtar i Juventus-it”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Sot, pas tri vitesh së bashku dhe 133 paraqitjesh, 101 gola të shënuar dhe pesë trofe të fituar, atij kapitull i ka ardhur fundi”.

“Rrugët e CR7 dhe Juventus-it kanë shkuar në rrugët e tyre të ndara”, vijon shkrimi.

Juventus-i gjithashtu ka paraqitur disa fotografi nga rrugëtimi i Ronaldo-s me klubin bardhezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore